”Sapo e pashe nje lajm qe kishit postuar ne lidhje me kopshtin e familjes Lika. Me pelqeu si ide sepse ndoshta nje menyre e tille bile sado pak mund ti nxise njerezit qe te kujdesen dhe ti mirembajne me paster hapesirat ku jetojne e çka eshte diçka pozitive per pamjen e vendit tone”, kështu na shkruan studenti Jetlir Kovaçi pas një publikimi të javës së kaluar rreth artikullit ”Kopshti dhe shtëpia pasqyrë e stilit”
”Kam kenaqesine te ndaj me Ju disa pamje nga oborri i shtepise se Hajredin e Suzana Kovaçi nga fshati Dragine i Anes se Malit. Per te gjithe punimet dhe mirembajtjen e oborrit kujdesen femijet Valoni, Jetliri dhe Elira”, k;shtu e përfundon letren Jetliri të cilën e ka dërguar në adresën e postës sonë elektronike.
Pamjet e dërguara me të vërtet janë shumë të bukura. Binduni edhe vetë.
Artikulli i javës së kaluar zgjoi interesim të jashtëzakonshëm tek ëexuesit tanë për të cilën na vjen shumë mirë. Prandaj, të gjithë ju lexues që keni shtëpi dhe oborre të rregulluara mund të ndani me ne dhe lexuesit tanë duke na dërguar fotografi në adresen tonë.