Pas prezantimit në mënyrë dinjitoze të sportit të Komunës së Ulqinit në nivel lokal dhe rajonal dhe sukseseve në Milano të Italisë dhe Zurich të Zvicrës , KF. Ana Malit më ftesë të Shoqatës Shqiptaro Amerikane Ana Malit – New York , nga data 22 maj deri në datën 06 qershor prezanton sportin e Komunës së Ulqinit edhe në SHBA.
Më datën 25 maj KF. Ana Malit merr pjesë në turnirin i cili organizohet për nder të Piknikut që organizohet nga diaspora shqiptare e Malit të Zi në SHBA.
Më datën 30 maj merr pjesë në turnirin mbarëkombëtare të diasporës shqiptare.
Nga janari i vitit 2015 KF.Ana Malit është i regjistruar dhe vepron në kuadër të Biznis Klub AnaMalit, ku kryetar i Klubit është Enver Demiri. Pas suksesit në fushën e kulturës dhe prezantimit dinjitoz të SH.A.Tradita pranë diasporës sonë në SHBA, urojmë dhe garantojmë përfaqësim dinjitoz të Komunës së Ulqinit edhe në fushën e sportit. Më qëllim bashkëpunimin edhe në fushën e sportit më diasporën shqiptare në SHBA ky aktivitet u mbështet edhe nga Komuna e Ulqinit.
Poashtu më ftesë të BKA si organizatore e ,,Ditës së Diasporës’’ që organizohet për nder të diasporës ftohet Shoqata Amerikane Ana Malit – New York që të sjell në vendlindje ekipin e futbollit dhe shoqërinë kulturore të prezantojë vlerat e sportit dhe kulturës në atdheun e tyre.