Elhaida-dani-eurovision-2015Elhaida Dani ka përfunduar paraqitjen e saj në gjysmëfinalen e parë të Eurovisionit 2015, që po mbahet në Austri.

Këngëtarja e re shqiptare u mirëprit nga publiku austriak teksa këndonte këngën e krijuar nga Zzapp & Chriss.

Tre muaj para se të mbahej Festivali Evropian i Këngës, Shqipëria ka ndërruar këngën me të cilën ia kishte mësyrë të garonte në edicionin e 60-të, raporton Koha.net. Në vend të këngës “Diell”, të kompozitorit Aldo Shllaku Elhaida Dani u paraqit me “I’m Alive”.

Shqipëria ishte e 14-ta me radhë në gjysmëfinalen e parë. Nga 18 gjysmëfinalistët e parë në finale u kualifikuan dhjetë prej tyre.

Shqipëria është kualifikuar në finale të Eurovisionit.

Përveç Shqipërisë në finale janë kualifikuar edhe Serbia, Gjeorgjia, Belgjika, Estonia, Greqia, Hungaria, Rumania, Armenia dhe Rusia.

By admini