Ulqini tradicinalisht si çdo vit bënë hapjen e sezonit turistik me 1 maj dhe kjo datë rezulton që sa vite si fillimi i sezonit, ku secili hotel, secili objekt hap dyert e veta për turistët e pare ne qytetin tone. Edhe ne si Organizatë turistike vazhdojmë në frymën e aktiviteteve të shumta kulturore, zbavitëse dhe sportive  ku në kuadër të manifestimit “Të gjithë për turizëm”, do të mbahen koncerte të shumta dhe atë duke filluar nga 12 maj me koncertin e Ledri Vula dhe Kida, si dhe David Dreshaj dhe DJ Danko.

Me 13 maj do te performoje grupi Sevdah baby dhe Ivana Vladoviq, ndersa me 20 maj ne Ulqin do të mbahet koncerti i grupit të njohur nga Bosnja dhe Hercegovina, Hari Mata Hari i cili edhe karierën e vet muzikore e ka filluar në vitin 1985 pikërisht në qytetin e Ulqinit.

Ftojmë të gjithë qytetaret të na bashkëngjiten në këto ditë festive ku gjatë tërë muajit do te kemi edhe shumë aktivitete siç janç Teqballi ne Ulqin, Pranvera në Anë të Malit, Netet e klipit shqiptar si dhe shume e shume evente tjera.

By admini