Nga Hajrullah Hajdari
Mbajtja edhe sot e kësaj dite e mbaresës sllave në emrat e shqiptarëve në Mal të Zi
Libri i regjistrimit të familjarëve dhe pronarëve të vitit 1882, për kapetaninë e Ulqinit na vërteton se popullata e qytetit vazhdonte të mbante si mbiemër emrin e paraardhësit, prejardhjes,profesionit, thirjes apo gradës ose të llagapit, ndërsa sipas protokolit nr. 62, për vitin 1899, vërehet tentimi i sllavizimit i mbiemrave të shqiptarëve edhe në qytetin e Ulqinit. Megjithate ky veprim nuk shkonte ashtu si e kishin menduar malazezët sepse një numër i konsideruar i familjeve ulqinake e ruajtën mbiemrin e vjetër! Mirëpo në vitin 1907 disa familje paraqiten të regjistruara me mbaresën sllave si: Selim beg Alibegoviq, Jakup Met Likoviq, Mustafa Manbegoviq, Brahim Bet Tuziq. Ndërkaq, me humbjen e shtetësisë të Malit të Zi dhe krijimin e Mbretërisë së SKS-së, në regjistrat zyrtarë, pothuajse të gjitha familjeve ulqinake në mbiemrat e tyre u “qepet” mbaresa sllave “iq” ose “viq”. Në fshatrat e kapetanisë së Ulqinit, procesi i vendosjes së mbaresës sllave në mbiemrat e shqiptare zgjati nga viti 1882-1907. Këtu po përmendi rastin e fshatit Gorana, e cila atëherë i përkiste kapetanisë së Ulqinit, që numronte 21 familje prej të cilëve vetëm 5 ishin regjistruar me mbaresën sllave: Vuçiq 3 familje, Isakoviq 1 dhe Kovaçeviq 1, të tjerat mbanin mbiemrin Metan, Nikezi, Bileca, Dajak, Kovaç, Gorana. Ndërkaq, në vitin 1899 të gjitha familjet ishin regjistruar me mbaresën sllave “iq” apo “viq”.
Arni i qepur sllav në mbiemrat e shqiptarëve jetoi mbi 140 vite, madje pa mëshirë po jeton edhe sot e kësaj dite, anipse tani më shqiptarët po i pagëzojnëfemijët e tyre me emra shqiptar si Flamur, Dritan, Agim, Besa, Besarta, Shqipe, Kastriot, Valdrin, Butrint, Shpresa…. dhe sa keq tingëllon mbiemri serb apo boshnjak në emrat shqiptare si përshembull Flamur Hajdareviq, Shqipe Kovaçeviq, Shpresa Gjeçbitriq, Besarta Lulgjuroviq, Agim Salloviq, etj,etj. Kjo s’është tjetër veçse një koklavitje e (pa)qëllimt në trurin e individit që aq kohë nuk po gjen zgjidhje! Përndryshe, infrastruktura ligjore për emrin personal në fuqi në Mal të Zi i mundëson çdi individi që lirisht e pa shpenzime të shumta të bëjë ndryshimet e duhura në emrin personal, qoftë ndërrimin e emrit apo mbiemrit. Pra, shqiptarët në Mal të Zi pa asnjë pengesë mund të ndërhyjnë në mbiemrin e tyre duke e kthyer ate në identitet. Shumë intelektual, sidomos ata që u shkolluan në Kosovë, qysh në dekadën e shtatë të shekullit të kaluar, atëherë kur ishte vështirë e rrezik për një ndërhyrje të tillë, patën guximin të heqin mbaresën sllave nga mbiemri i tyre. E sot!? Ska asnjë rrezik apo vështirësi, por mbiemrat e shqiptarëve vazdojnë të jenë të sllavizuar!
- Mungesa e intelegjencës intrapersonale (personale dhe kolektive)
Siç kemi theksuar ndërhyrja në mbiemrat e shqiptarëve është bërë pa asnjë normë juridike e çka është më e rëndësishme pa dëshirën apo pelqimin e shqiptarëve. Mbaresa sllave në mbiemrat e shqiptarëve u bë në ato kohra kur nuk funksiononte ligji, kur askush nuk përgjigjej për veprime të tilla, kur çdo gjë bëhëj sipas dëshirës së princit. Shqiptarët ishin pak në numër, nuk kishin përfaqësuesit e tyre në organet legjislative, ekzekutive e as gjyqësore. Kundërshtimet eventuale paguheshin shumë shtrenjtë, me rrahje, burgosje….. dhe kjo mbase e arsyeton “dëgjueshmërinë” e qytetarëve shqiptar për mbajtjen e “iq” apo “viq” në mbiemrat e tyre. Por, tani më kjo frik nuk ekziston e nga ana tjetër sot kemi më shumë njohuri, kemi shumë artikuj e libra që shpjegojnë historikun e mbaresës sllave në mbiemrat e shqiptarëve. Çdo intelegjent, nxënës, student apo punëtorë, sot mund të ketë njohuri se gjyshërit e sidomos stërgjyshërit tanë në mbiemrat e tyre nuk e kanë pasur “iq-in” e as “viq-in”. Po ashtu çdo kush prej tyre është i njoftuar me ligjin dhe të drejtën e tyre për heqjen e mbaresës sllave në mbiemrat e tyre. S’ka dyshim, po ashtu, se çdo kush e din se mbiemri sllav Kovaçeviq, Barlloviq,, Stanoviq, Markoviq etj nuk tingullojnë bukur në emrat shqipar si Shqipe, Agime apo Besmir, Liridon etj, të gjithë e dimë se ato janë sajesa, madje e dinë edhe vetë malazezët, nga njëherë ata ne qeshin sepse përshembull fisi i Savo Kovaçeviqit apo Aleksa Markoviqit nuk kanë emra si Liridon, Lulzim etj. Mbiemrat sllave në emrat e shqiptarëve mund të jenë vetëm bastardim i mbiemrave malazeze e kurrsesi përparësi! Për këtë rast, shtrohet pyetja, sa jemi intelegjent apo sa e njohim vetveten?
Intelegjenca përfshinë aftësitë e individit për njohjen e vetvetes dhe e të tjerëve, që lejon përshtatjen me situatat e reja, duke mësuar nga përvoja e vet, manipulimin e koncepteve apstrakte, zhvillimin në mjedis duke përdorur njohurit e marra për të ose zgjidhjen e llojeve të ndryshme të problemeve. Ndërkaq, intelegjenca intrapersonale është aftësi për të njohur vetveten, për të reflektuar, për të kontrolluar e disiplinuar botën e brendshme të qenies sonë individuale dhe hynë në grupin e intelegjencës sociale.
- Shkollohen në Prishtinë e Tiranë por mbajnë mbiemrat me mbaresën sllave!
Atëherë, pse nuk reflektojmë në zgjidhjen e kësaj çështjeje, athue nuk e njohim sa duhet vetveten!?
Është për t’u çuditur, sidomos me rininë tonë të shkolluar, përkundër njohurive që kemi për historikun e mbiemrave tanë e duke ditur se mbiemrat e shqiptarëve me mbaresën sllave nuk shprehin prejardhjen tonë as historinë por shprehin tendencën malazeze për sllavizimin apo asimilimin e shqiptarëve. Pse dje, sot apo nesër, tani kur më nuk ka pengesa, shqiptarët ende po i mbajnë mbiemrat sllavë! Është edhe më e çuditshme, mbase edhe tragjike, që të rinjtë që po shkollohen në Tiranë apo Prishtinë po diplomohen me mbiemrin sllavë. Nuk dua të besoj se këtë e bëjnë për t’u punësuar me lehtë sepse është e pakuptimtë! Thjeshtë mendoj se kjo reflekton mungesën e intelegjencës për njohjen e vetvetës! Rastësisht takova një të diplomuar për drejtësi në Prishtinë. Mbiemrin e kishte Kovaçeviq. E pyeta pse nuk e ndërron mbiemrin? Kështu e ka pasur edhe gjyshi e stërgjyshi më tha! Jo i thash, gjyshi e sidomos stërgjyshi i ytë e ka pasur mbiemrin Gjurnikaj, duke ia argumentuar më një dokument arkivor. U çudit, por nuk u skuq shumë, ai sot përseri është Kovaçeviq.
- Mungesa e vetëdijes kombëtare
Në fakt, vetëdija kombëtare ka të bëjë me përkatësinë e një popullatë në një territor të caktuar që kanë të përbashkët gjuhën, doket dhe zakonet, si dhe traditat e përbashkëta kulturore dhe zhvillimin historik të një etnikumi. Vetëdija kombëtare nënkupton edhe insistimin permanent të pjesëtarëve të një kombi për të luftuar për përdorimin zyrtar të gjuhës kombëtare si simboli kryesor i një kombi dhe i kulturës së tij nëpër institucionet publike dhe shtetërore, duke dhënë edhe shembullin personal të gatishmërisë për të kontribuuar dhe sakrifikuar për kauzën kombëtare.
Po cila është sakrifica e intelegjencës tonë dhe jo vetëm e atyre për zgjidhjen e problematikës së mbaresës sllave në mbiemrat e shqiptarëve!? Në të vërtetë çështja e mbaresës sllave në mbiemrat e shqiptarëve në Mal të Zi u aktualizua pas Plenumit të Brioneve e veçanërisht pas demonstratave të studentëve të Kosovës në vitin 1968.Shumë student të Universitetit të Prishtinës apo të punësuar që kishin mësuar në Kosovë e hoqen “iq” in apo “viq”in nga mbiemrat e tyre dhe përseri mbetën gjallë! Në shkollën fillore “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu” në Ostros – Krajë (1970) apo në shkollën fillore në Dacaj disa arsimtar në regjistrat e klasës nxënësit i regjistruan pa mbaresën sllave, pa pasur asnjë dokument zyrtar dhe përseri mbetën gjallë! Ndërkaq institucionet shtetërore e partiake nuk kontribuan për këtë çështje, përkundrazi komunistët e kohës veprimin e heqjes së mbaresës sllave e konsideronin akt armiqësor dhe e quanin të pakuptimt sepse është kundër principeve të vëllazërim-bashkimit të popujve jugosllav. Megjithate, ka pasur tentativa që çështja e mbiemrave të shqiptarëve në Mal të Zi të rregullohet me akt zyrtar ashtu që zyrave të gjendjes civile t’u mundësohet heqja uniforme e mbaresës sllave në librat amëz të lindjes dhe kështu kjo çështje do të zgjidhej njëherë e përgjithmonë. Kjo zgjidhje ishte propozuar nga shefi i zyrës së vendit Met Avdiqi, në një mbledhje të organizatës partiake të Lidhjes Komuniste në vitin 1970, mbajtur në Katërkollë, por propozimi i tij mbeti i shurdhër dhe nuk u shqyrtua asnjëherë më. Pas demonstratave të vitit 1981, një propozim i tillë u dëgjue edhe në një mbledhje të organizatave shoqërore-politike në komunën e Plavës por edhe ky propozim u cilësua si armiqësor. Mbetja në tentativë e zgjidhjes unike të çështjës së mbaresës sllave në mbiemrat e shqiptarëve pati ndikim negativ në ndërtimin e ndërgjegjës kombëtare tek shqiptarët. Për këtë çështje nuk punuan sa duhet as partitë politike shqiptare të krijuara pas vitit 1990. Pra çdo gjë i mbetet individit, ndërgjrgjës së tij. Dallimi i mbiemrave të shqiptarëve nga mbiemrat e malazezëve, si një simbol i kombit shqiptar, mbetet pjesë e kauzës kombëtare. Për këtë arsye të gjithë ne e sidomos nxënësit e studentet kudo që mësojnë e studjojnë, në Tiranë, Prishtinë, Podgoricë, Tuz apo Ulqin duhet të japin shembullin personal të gatishmërisë për kthimin e mbiemrave në identitet. Duhet të vetëdijesohemi sa më parë, individ, grupe të caktuara dhe parti politike, sepse vetëdija kombëtare ndihmon zhvillimin e kulturës, arsimit dhe zhvillimit ekonomik të pjesëtarëve të kombësisë tonë. Edhe pse mbajtja e “iq”it apo “viq”-t në mbiemrat e shqiptarëve gjason me mungesën e vetëdijes kombëtare, sepse ekzistojnë dispozitat ligjore për këtë çështje, nuk dua të besoj se vetëdija kombëtare na mungon!. Të rinjëve u takon që pa hezitim të luftojnë këtë dukuri !