Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq ka shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare për 11 qershor.

Gjukanoviq në konferencën për shtyp theksoi se të gjithë në Mal të Zi janë të vetëdijshëm për krizën e thellë politike dhe institucionale, e cila u shkaktua në radhë të parë nga papërgjegjshmëria dhe aventurizmi ligjor i shumicës aktuale parlamentare, e gatshme për të arritur qëllimet e saj politike me veprime antikushtetuese, transmeton Ulqini Online.

“Si president i të gjithë qytetarëve, me këmbëngulje i jam përmbajtur Kushtetutës, duke u kujdesur me shumë kujdes që duke ushtruar autoritetin tim të mos kontribuoj në krizën e përmendur politike dhe institucionale”, tha Gjukanoviq.

Ai rikujtoi se me votat e 50 deputetëve më 20 gusht të vitit të kaluar, Qeverisë së 43-të malazeze i është votuar mosbesimi.

By admini