Për Festën e Krishtlindjeve në adresën tonë të postës elektronike kanë ardhur urimet nga Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Mal të Zi dhe Forca e Re Demokratike.
Edhe web faqja Ulqini Online i bashkangjitet këtyre urimeve duke uruar gëzuar dhe për shumë mot.
Më poshtë mund të lexoni urimin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe Forca e Re Demokratike.
Urime festën e Krishtlindjeve nga KKSh
Në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi dhe në emrin tim personal, të gjithë besimtarëve të konfesionit katolik, ju uroj nga zemra gëzuar Krishtlindjet.
Të dashur besimtarë shqiptarë kudo që ndodheni, festat e këtilla janë një moment i shkëlqyer, për të përcjellur dashuri, mirësi e unitet ndër shqiptarët e të gjitha besimeve. Uroj që kjo traditë të vazhdojë përgjithmonë për kombin tonë.
Gëzuar dhe për shumë mot!
Kryetari,
Faik Nika
MESAZH URIMI ME RASTIN E FESTËS SË KRISHTLINDJES NGA FORCA E RE DEMOKRATIKE
Të nderuar bashkëkombas shqiptarë,
Në emrin tim dhe në emër të Forcës së Re Demokratike kam kënaqësinë e veçantë t’ju uroj festën e Krishtlindjes të gjithë besimatarëve të krishterë shqiptarë kudo që ndodhen dhe veprojnë.
Shqiptarët ndër shekuj kanë festuar të bashkuar festat e njëri-tjetrit, andaj këto ditë feste uroj t’i kremtoni me shëndet, paqe e gëzim me njëri-tjetrin, si dhe të shërbejnë për të punuar në zhvillimin e komunitetin tonë dhe të kujdesemi më tepër për të pamundurit!
Për shumë mot Krishtlindjet, qofshin të paqta e të mbara për Ju dhe familjet e Juaja!
Gëzuar e për shumë mot!
Kryetar
Genci Nimanbegu