Shkruan: Haxhi Zeneli

Duke ju referuar historisë antike tregon se pas ramjes së civilizimit në Mesopotami atje jetonin disa fise. Nga ato fise ishte edhe një racë e bardhë që quheshin Hititët. Straboni i quante (siriasit e bardhë), të cilët u shpërndan në tre drejtime: një pjesë shkojë atje ku është Siria sot, një pjesë shkojë në Palestinë kurse pjesa tjetër shkojë në drejtim të Azisë së Vogël, më sakët në Anadolli përgjatë Dardaneleve.

Kemi parë sot ato vende atje që vizitojnë turistët,vendi i quajtur Kapadokia në Turqi,me shtëpizat e gëdhendura përbrënda shkëmbijëve të thepisuara,në fakt ishin të punuara nga ato fise pellazge të ashtuquajtura HITITE.

Më vonë aty zbritën edhe “turqit,që shpesh herë i ngatërrojmë me mongolët dhe tatarët,por jo!turqit djepin e tyre e kishin në mes të hapsirës së Kinës dhe maleve Altaj dhe liqenit të Bajkalit,sipas shumë gjasave historike,ata zbritën në tokat e rrafshta nga luginat e maleve të Altajt dhe maleve me dëborë të Tank-Knu”,(Enigma,Robert d’Angely),të cilët erdhën në Azin e Vogël dhe aty u përzin me popullin vendas që ishin:Hititët,Pyrgët,Lidët,Etrusket,Aramaikët etj,pra që të gjithë këta ishin pjesë e trungut pellazg,dhe nga atje i kemi edhe rrënjët tona,nga ato fise.

Në përiudhat kohore,që nga pellazgët,ilirët,arbërit,të gjithë këta u shkatërruan dhe u zhdukën nga hordhit aziatike,që edhe sot po na vinë pas në vendet tona shqiptare,për të na shkatrruar edhe lokomotivën e fundit të zinxhirit pellazgjik.

Shqiptarët janë të vetmit që i shpëtuam këtyre barbarëve si komb me një gjuhë,që kjo gjuhë flitëj nga të gjithë pellazgët.Duhet ta kemi të qartë një gjë:se frika e armiqëve tanë ka qenë dhe janë shqiptarët.Shqiptarët janë enigma që mund të zbulojn të vërtetën historike e të gjithë Gadishullit Ilirik,(Ballkani).Okupimi i teritorëve ilire nga

rromakët,bizantinët,aziatikët,që asnjëherë nuk janë rreshtur ndajë nesh,ka pasur pasoja shumë të mëdha,të cilët kanë shkatrruar mbretërit ilire,duke dobësuar Gadishullin Ilirik.Pas këti dobësimi,lehtësuan depërtimin e sllavëve të jugut të cilët i përfitojë Bizanti,dhe me këtë fe ata asimiluan edhe arbërit,ku pansllavistët Rus që qëndronin pas tyre,dërguan agjentët të mshefur pas petkut klerik sllav,për të shëndrruar shqiptarët ordodoks në ato serb,që thuhët se ishin diku 70%,që më vonë atyre ju grabitën tërë historin ortodokse shqiptare,së bashku me kishat e tyre,që sot në Kosovë dhe toka tjera shqiptare ata i quajn”kisha serbe”.

Traditën e një historie të tillë,serbet vazhdimisht e përdorin edhe sot në vendet tona.E vërteta është se:luftrat e arbërëve kundër sllavëve të karpateve,ndikuan në dobësimin e popullit Arb,ku menjëherë pas tyre erdhën aziatikët për ta shfrytëzuar rastin që t’na zhdukin nga faqja e dheut edhe aqë pak që kishim mbetur,që pastaj mos të mbetët askush që të tregojë të vërtetën historike të këti populli që fillojë që në Anadolli nga shuarëja e paraardhësve tanë pellazgëve.Mbase do dëshiroja që sot të ishin plane konspirative ato që thuhën:se shqiptarëve po u kurdisët edhe njëherë shkatrrimi dhe dëbimi nga trojet e tyre të planifikuara nga armiqët e mëparshëm të përbetuar.

Andaj shqiptarët nëse nuk i kuptojnë lojrat politike të atyre që na shkatrruan në të kaluarën,ka mundësi që edhe njëherë seriozisht mund të kërcënohët egzistenca e ynë,ashtu si dikur atyre feiseve dardane,hitite,etruske etj,që u zhdukën dhe nuk egzistojn më.

Dhjetor/2022

By admini