Diskursi social
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare te Luftës kundër Varfërisë (17 tetor) nga ana e mediave në Mal të Zi janë prezantuar të dhëna statistikore që dëshmojnë në mënyrë transparente gjendjën sociale se varfëria është bërë dukuri kronike të një e katërta e qytetarëve, që kërkon zgjidhje nga institucionet qeveritare në nivel lokal dhe ate shtetëror
Nail Draga
Ndonëse sipas kushtetutës Malin i Zi është shtet social, varfëria është e theksuar, duke dëshmuar se një kemi të bëjmë me krizë ekonimike ku me të rrezikuar janë qytetarët me të ardhura të ulta. Të gjithë jemi dëshmitarë se trajtimi i temave të tilla siç duket është bërë preokupim i mediave në Mal të Zi, duke prezantuar të dhëna të cilat dëshmojnë pabarazisnë sociale, dukuri e cila është bërë kronike në vend por pa përgjigje nga institucionet qeveritare për të gjetur zgjidhje optimale për këtë kategori të qytetarëve.
Çdo i katërti qytetar në zonën e varfërisë
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Luftës kundër Varfësrisë, 17 tetorit sipas të dhënave në Mal të Zi në këtë vit 77 qytetarë e kanë pritur me shumë së një milion euro në llogaritë e tyre në banka, ndërsa rreth 140.000 qytetarë varfëria iu rri mbi kokë, nga del se çdo i katërti qytetar është i varfër.
E dhëna se qytetarët më të varfër ne vend nga ana e shtetit marrin ndihmë prej një korrikut të këtij viti 76.56 eurove për indvid si dhe 145.55 euro për familje me pesë apo më shumë anëtarë. Ndërsa ndihmë materiale në qershor të këtij viti e kanë shfrytëzuar 6.648 familje me 22.481 anëtarë, që janë në gjendje të nevojës sociale.ndërsa popullsia e pa punë është e kërcënuar nga varfëria, ndërsa institucionet qeveritare nuk bëjnë asgjë për që kjo gjendje të zbutet, dëshmon gjendjen e vështirë sociale të qytetarëve në këtë vend.
Shteti social vetëm në letër
Ndërsa në sajë te të dhënave të mëhershme nga Drejtoria e statistikës (Monstat), është dëshmuar që në Mal të Zi rreth 28.000 qytetarë nuk kanë për ushqim e pije, ndërsa çdo i katërti do të thot 146.000 të qytetarëve janë të kërcnuar nga varfëria sociale apo 23.6% të tyre, ndërsa në rrezik nga varfëria e përhershme është 15.6% e popullsisë, apo 96.000 individë.
Nga ana tjetër të dhënat janë alarmuese sepse çdo i treti fëmi është në varfëri, ndërsa një e katërta e qytetarëve gjenden në zonën e varfërisë, ndërsa shumica më e madhe e tyre jetojnë me preokupimet e të jetuarit në kohë të krizës së rritjes së çmimeve të ushqimit elementar pa llogaritur të dhënat tjera që për kohën janë luks i veçantë.
Nga situata e tillë sociale del qartë se Mali i Zi nuk shtet i drejtësisë e barazisë sociale por shtet i monopoleve politike , ku dominon korupcioni që është shkak i varfërisësë qytetarëve.
Raportët e përgjithshme shoqëroe dëshmojnë se në Mal të Zi është vend tipik i monopoleve politike, manipulimeve dhe korupcionit, dukuri e cila në mënyrë serike prodhon varfëri të qytetarët.
Kuzhinat popullore si zgjidhje
Ekzistimi i kuzhinave popullore në Mal të Zi nuk janë risi por dukuri të njohura, të cilat mundohën të zbusin varfërinë e pranishme të qytetarëve të cilët janë të rrezikuar në aspektin social. Kështu në qytetin e Tivarit funksionon kuzhina populllore e cila gjatë ditës ndanë 250 racione qytetarëve në nevojë, numër i cili vjen duke u rritur vazhdimisht.Në lidhje me këtë çështje udhëheqësit e kësaj kuzhine kanë kërkuar ndihmë për ushqime nga donatorë të ndryshëm dhe kanë pasur sukses, ndërsa nga subjektët shtetërore nuk kanë asnjë ndihmë, jo vetëm në nivel lokal por edhe shtetëror.
Mungon kartoni social
Eshtë për çdo kritikë qendrimi mohues nga institucionet qeveritare siç Ministria e punës dhe çështjeve sociale të cilët këtë çështje nuk e kanë trajtuar me seriozitet, për të zbutur kategorinë e qytetarëve të rrezikuar në aspektin social. Madje askush nuk e trajton implemntimin e kartonit social ku çdo shërbim komunal do të identifikonte qytetarët në nevojë, që iu nevojitet ndihma sociale.
Por, si më parë edhe tash ndihma sociale është politizuar, sepse në prag të fushatave zgjedhore, ndihma sociale iu është ndarë familjeve të ndryshme e cila si bazë ka pasur përkatësinë politike, e cila ka siguruar numër të konsideruar votash për subjektet politike, si në nivel lokal dhe ate shtetëror. Raste të tilla ka kudo, ku as Ulqini nuk paraqet përjashtim, dukuri e cila nuk është e panjohur për qytetarët.
Nxënësit kanë nevojë jo vetëm për libra
Nga viti i kaluar shkollor për të parën here nxënësit në shkollën fillore marrin falas tekstet shkollore që ishte një veprim i qelluar i qeverisë, por duhet theksuar nxënësëve iu mungojnë mjetet mësimore, shujta shkollore, bileta e udhtimit, që do të ishte në favor të politikës sociale. Nga ana tjetër mbulimi i shpenzimeve për çërdhet e fëmijeve si dhe financimi dhe ndarja e bursave për nxënës dhe student me gjendje të pavolitshme sociale, do të ishte një impuls për të zbutur problemet e varfërisë. Nga ana tjetër si zgjidhje nuk duhet përjashtuar edhe ndarjën e bonave social për mijëra familje për të siguruar ushqimet elementare.
Dallime në aspektin regjional
Situata aktuale ekonomike dëshmon qartë se dallimet në mes të pasurëve dhe të varfërve vjen duke u thelluar. Në këtë aspekt ekzitojnë dallime të mëdha edhe në aspektin regjional, ku veriu I Malit të Zi është në pozitë të pavolitshme. Në sajë të anketimt të qytetarëve, disa nuk hezitojnë të theksojnë se më shumë se gjysma e qytetarëve të Bijellopolës janë të varfër, sepse kanë vështirësi ta përballojnë muajin, sepse jetojnë nga pensionet minimale dhe ndihma sociale, nga del se kemi situate alarmante, andaj kërkojnë ndihmë nga organet lokale e shtetërore. Dhe nga një situate e tillë për qytetarët ku papunësia është dukuri e pranishme vite me radhë, ku për të rinjët shpëtimi I vetëm është emigrimi në botën e jashtme.
Shumica e punëtorëve janë raste sociale
Duke marrë parasysh se në periudhën e tranzicionit në Mal të Zi, në emër të privatizimit janë shkatërruar objektët ekonomike, si ata industriale e ajo e ndërmarrjve e repartëve të ndryshme ku është bërë një plaçkitje e përgjithshme.Një veprim i tillë me mbeshtetjen e qeverisë ka ndikuar që të pa punë të mbesin më mjiëra të punësuar, qe ka ndikuar në varfërinë e përgjithshme të qytetarëve. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe kur shumica e punëtorëve janë bërë raste sociale, nga del se në kategorinë e të varfërve është çdo i katërti qytetar në Mal të Zi.
Mungon strategjia e pushtet kundër varfërisë
Ndonëse në fushatën zgjedhore të zgedhjeve të 30 gushtit 2020 si risi për fituesit e zgjedhjeve ishte miratimi i ligjit kundër pasurisë së paligjshme, përveç fjalëve diçka konkrete deri më tash nuk është realizuar. Sepse nëse një ligj i tillë po të miratohej, nuk ka dilemë se një numër i të pasurve do iu konfeskohej pasuria e cila do të ishte dhuratë për qytetarët e varfër, duke ndihmuar pozitën e tyre sociale. Por, në këtë aspekt është emërgjente që të punohet strategjia e qeverisë kundër varfërisë, çështje e cila ka munguar deri më tash.
Po ashtu theksojmë se në vendet demokratike tatimohen të pasurit dhe ato mjete dedikohen për rastët sociale. Një veprim i tillë do të ishte në favor të kujdesit qeveritar për këtë kategori të qytetarëve sikurse veprohet në vendet me qeveri dhe pushtet të konsoliduar, duke zbutur nevojat dhe dallimet sociale të qytetarëve.
(Tetor 2022)