
Me rastin e manifestimit “Dita e Gështenjave në Krajë” i cili do të mbahet më 12 – 13 nëntor 2022, Bashkësia Lokale Ostros – Krajë shpall
K O N K U R S
Për punim letrar (prozë ose poezi) kushtuar gështenjës ( si pemë tradicionale dhe burim i jetës në Krajë)
Kriteret e konkursit:
- Të drejtë pjesëmarrjeje në konkurs kanë krijuesit t shqiptarë të të gjitha moshave nga të gjitha trevat shqiptare.
- Punimi duhet të jetë origjinal dhe i pa botuar më parë
- Punimi duhet të jetë i shkruar në gjuhën shqipe
- Punimet duhet të dorëzohen deri më 12 nëntor 2022, në orën 9.
Tre punimet më të mirët do të shpërblehen me çmime:
1.Çmimi i parë – 200 euro
2.Çmimi i dytë – 100 euro
3. Çmimi i tretë – 50 euro
Vlerësimi i punimeve do të bëhët nga juria profesionale dhe do të publikohet ditën e manifestimit “Dita Gështenjave në Krajë” në orën 13.
Mënyra e aplikimit:
Punimi duhet të dërgohet me shifër me më së shumti 8 shenja, në njërën nga këto adresa:
- Bashkësia Lokale Ostros
- E-mail:nail.popovic@gmail.com
- ose personalisht në zarf të mbyllur me shënim: “Për konkursin – punim letrar kushtuar gështënjës”.
Punimet që do të arrijnë me vonesë ose që nuk i plotësojnë kriteret e konkursit nuk do të shqyrtohen.
Kryetari i BL Ostros
Beqir Berjashi