hoteli-princess-tivar
Foto: Anto Bakoviq, Vijesti

Hotel Princess në Tivar, në pronësi të kompanisë Atlas Grup e udhëhequr nga Dushko Knezheviq, do të jetë në shitje në gjysmën e parë të qershorit. Këtë e ka konfirmuar për të përditshmen vijesti “Vijesti” përmbaruesi publik nga Tivari Veselin Shqepanoviq.

Po sipas të njëjtit burim mësohet se ky hotel mund të blihet nga një shqiptar nga SHBA, i cili me origjinë është nga Tuzi, dhe çmimi i shitjes mund të jetë rreth 6.000.000€.

Hoteli ka katër yje, është e vendosur në pjesën më tërheqëse e Tivarit, në lagjen Topolica. Hoteli ndodhet pranë shëtitores kryesore të qytetit afër detit dhe marinës. Hoteli ka 135 dhoma.

hoteli-princess-tivar

 

By admini