Horiznoti i ri aksioni

Gjatë zhvillimit të projektit ,,Rrugë të sigurta në vendin tim“ që zbatohet nga OJQ “Horizonti i Ri”, nxënësit Shkollës Fillore  “Marshall Tito” kanë ndjekur sesione edukative përmes të të cilëve kanë përmirësuar njohuritë dhe aftësitë e tyre në fushën e sigurisë në trafikun rrugor.

Në përfundim të këtij cikli, sot u organizua një aksion i veçantë publik me qëllim sensibilizimi të shoferëve të automjeteve për kujdesin ndaj fëmijëve dhe nxënësve kur kalojnë rrugën.
Këtë aktivitet e udhëhoqi eksperti i trafikut në qytetin tonë z. Jozo Briskoviq, ndersa një mbështetje të rëndësishme logjistike ofruan edhe zyrtarët e Njësisë së  Policisë në Ulqin.

Projekti ,,Rrugë të sigurta në vendin tim“ mbështetet nga Ministria Investimeve Kapitale e Malit të Zi, në kuadër të konkursit publik për financimin e projekteve të OJQ-ve.

By admini