dritan abazoviq

Në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Ju përcjellim urimet tona më të sinqerta për emërimin Tuaj në pozitën e Kryeministrit të Malit të Zi, pozitë kjo që në Mal të Zi mbahet për herë të parë nga një shqiptar, kështu thuhet në urimin e KKSH-së në Malin e Zi të nënshkruar nga kryetari z. Faik Nika, transmeton Ulqini Online.

Shpresojmë se Qeveria nën drejtimin Tuaj, do të angazhohet në përmirsimin e cilësisë së jetesës së çdo qytetari, po aq edhe për shqiptarët në trojet e tyre në Malin e Zi.

Besojmë se qeverisja e mirë do të rezultojë me forcimin e bindjes së popullit tonë, se e ardhmja më e mirë mund të ndërtohet në trojet e veta, prandaj shpresojmë në mbështetjen Tuaj ndaj kërkesave të shqiptarëve në Mal të Zi, derisa Ju përcjellim gatitshmërinë dhe vullnetin tonë për bashkëpunim, përfundon urimi.

By admini