
Hejdi Mehmeti
Nga Haxhi Zeneli
Shpesh herë mburremi me të arriturat e bashkvendasëve tanë në diasporë në fushen ekonomike,por edhe jo shpesh herë mund të flasim për arritjet në fushën e artit dhe të kulturës tradicionale nga të rinjët shqiptar të lindur në kët shtet.
Por patjeter që ka edhe të tillë!ku një nga këta është edhe këngëtari i mirënjohur për komunitetin e këti Sh.B.A,së,Hejdi Mehmeti, i cili ka lindur në New York,dhe rrjedhë nga një familje që ka emigruar nga fshati Lisen i Anes Malit-Ulqin.
Hejdiu që nga mosha e re ishte i apasionuar me këngët dhe muziken shqiptare,i cili e këngët e para shqipe i fillojë në dy telat e çiftelis,dhe nga ai moment ai nuk u nda asnjëherë nga këngët shqipe që i dashuron aqë shumë.
Ky është një shembull i gjallë i një artisti të lindur jasht vendlindjes,ku në realitet është vështirë të ruhet gjuha,e pa imagjinueshme edhe të këndohët kënga shqipe,nga të rinjët shqiptar të lindur jashtë vendlindjes së të parëve të tyre.
Andaj me plot krenari dhe mburrje Hejdiu ja ka arritur kët me shumë sukses në Sh.B.A.
Hejdi Mehmeti ka shumë vite qëi argëton adhuruesit e këngëve tradicionale,si në dasma,por gjithashtu edhe me këngët e realizuara në vidio klipe të publikuara në YouTube.Ai për adhuruesit e kengës tradicionale kohët e fundit solli edhe vidio klipin më të ri të këngës:”Dasma e Malsis”, realizuar këtu në New York,nga”Studio Rozafa”
Mund të themi lirisht,se shembulli i Hejdi Mehmetit, patjeter që frymzon shumë të rinj që lindën dhe rriten jashtë vendlindjes e të parëve të tyre këtu në Amerikë,ku tashti i shofim edhe të rinjët shqiptar të angazhuar në shumë evenimente të ndryshme të organizuara këtu në diasporë.
Prill/2022