Kryetari i Forcës së Re Demokratike Genci Nimanbegu ka uruar të gjithë besimtarët për Festën e Pashkëve.

Urimin e Nimanbegut mund ta lexoni më poshtë.

Të dashur motra dhe vëllezër,

Të nderuar besimtarë dhe besimtare,

Me rastin e kremtimit të Festës së Pashkëve, kam kënaqësinë e veçantë t’ju përcjell dhe t’ju uroj përzemërsisht të gjithë besimtarëve katolikë, gëzuar dhe për shumë vjet Pashkët!

Festa e Pashkëve është festë e ringjalljes, qetësisë shpirtërore, shpresës për ditë më të mirë, dhe shërben për të nxjerrë në pah vlerat e patjetërsueshme të bashkëjetesës dhe harmonisë fetare dhe njerëzore!

Andaj, në emrin tim dhe në emër të Forcës së Re Demokratike, uroj që Festa e Pashkëve t’ju gjej në shëndet të mirë, fat të mbarë, mirëqenie e harmoni, për një të ardhme sa më të begatë e të ndritur për mbarë popullin tonë!

Gëzuar e për shumë mot Pashkët!

Kryetari

Genci Nimanbegu

By admini