Shetitorja nga ish hoteli i dikurshem Galeb deri tek hoteli Albatros është një pjesë e bukur e cila masovikisht shfrytëzohet nga qytetaret për pak më shumë ajër të pastër dhe për shetitje në natyrë.
Por një tregim shumë të frikshëm ka ndarë nëpër mes rrjetit social qytetari Gazmir Halimehmeti të cilit shetitja e tij së bashku më bashkëshorten e vet ka mundur tij kushtojë shumë. Siç tregon Halimehmeti, një grup motoçiklistash torturonin qytetaret e shumtë duke zhvilluar shpejtësi më të mëdha se 90km/h.
Shpejtësitë kaq të mëdha dhe afërsia e ngasjes së motoçiklistave me qytetaret që shetitnin, në këtë rast më çiftin Halimehmeti të cilët shpëtuan për mrrekulli, mund të sjell dëmtime dhe lëndime të qytetareve të shumtë që shetisin por edhe të vet ngasësve të motoçikletave.
”Na është ngri gjaku”, shprehet Halimehmeti i cili bën apel për përgjegjësit që të marrin masa që tu bëhet e mundur qytetareve të Ulqinit kurse neser edhe mysafirëve një shëtitje të sigurt në këtë pjesë shumë të frekuentuar të qytetit.
Ndoshta është mirë që kjo pjesë e rrugës të ju kthehet plotësisht qytetareve të shumtë që e përdorin atë për shetitje qoftë edhe duke bllokuar lëvizjen e plotë të automjeteve dhe motoçikletave.