KKSH-Shkolla-akademia-policiseKëshilli Kombëtar i Shqipëtarëve në Malin e Zi në bashkpunim me Ministrinë për të Drejtat e Njëriut dhe Pakicave dhe Akademinë e Policisë, prezantuan para gjimnazistëve, (maturantëve) të shkollës “Vëllazërim Bashkim” në Ulqin, mundësitë për regjistrimin e të rinjëve shqiptar në Akademinë e Policisë në Danillovgrad.

Gjatë prezantimit është theksuar se Mali i Zi është i orientuar drejtë integrimeve euro-atlantike dhe vlerave përendimore, në këto procese është e rëndesishme që përfaqësuesit e pakicave kombëtare që jetojnë në Malin e Zi, të jenë të përfaqësuar në propocion, në të gjitha nivelet organeve shtetrore. Në kuadër të këtyre nismave, nxënësve të kombësisë shqiptare në Malin e Zi, ju ofrohet mundësia që të regjistrohen për vazhdimin e shkollimit në Akademinë e Policisë.

Aplikantët të cilët do të regjistrohen në Akademinë e Policisë, do të ju mundësohet shkollim dhe qëndrim pa pagesë gjatë viteve të shkollimit, mësimi zhvillohet në kushte dhe metoda bashkohore, ndërthurje e mësimit teorik me atë praktik, vizita institucioneve të ngjajshme në rajon dhe botë.

Gjithashtu është pohuar se studentët të cilët arrinë të përfundojnë Akademinë e Policisë, kanë shanse reale për t’u punësuar, dhe në të ardhmen do të kenë mundësinë të shërbejnë në qytetet apo zonat nga vijnë, pasi i njohin më mirë kulturën dhe traditat e vendëve përkatëse.

Shërbimi për informim i KKSH-së

KKSH-Shkolla-akademia-policise

By admini