”Themelimi i Albanian American Association Ulqin – Shoqata Ulqini në New York ndodhi sot në Staten Island me ndihmën e bashkvendasve tonë. Tani na presin shumë punë në të ardhmen, na u prift e mbara të gjithve së bashku për të mirën e vendit tonë .Ju faleminderit të gjithve për perkrahje”, me këto fjalë njofton themelimin e Shoqatës Ulqini në Nju Jork kryetari i zgjedhur i saj Xhemo Lanica nëpërmes rrjetit social.

Për këtë kanë ardhur edhe urimet para. Në këtë mënyrë urojnë edhe nga ”Rrënjet shqiptare”, shoqatë shumë aktive në ShBA.
”Urime Xhemo Lanica Kryetari Shoqates Ulqini në Nju Jork. Organizata Rrënjet Shqiptare ju percjell rrespekte dhe perkrahje nga ana jonë dhe jemi te gatshem te bashkepunojme për te miren e kombit Shqiptar!” shkruhet në urimin e kësaj shoqate.

By admini