Podgorica

Në Podgoricë u mbajt takimi i emërtuar „Quo Vadis Balkan?“ pjesmarrës të së cilit ishtin partitë socialdemokrate të rajonit. Ky takim është organizuar nga Qendra për Edukim Qytetar (QQE), Akademia Rajonale për Zhvillimin e Demokracisë (ADD) dhe Fondacioni Friedrich Ebert (FES), shkruan Ulqini Online.

Gjatë diskutimit, ndër të tjera, panelistët diskututuan edhe rreth nismës Ballkani i Hapur.

Dusko Markoviq nga DPS, partia më e madhe opozitare deklaroi se kjo është një iniciativë politike që vjen nga ata që nuk kanë dashur të përdorin mekanizmat e CEFTA-s, dhe se ai nuk beson në atë projekt. Nga ana tjetët deputeti i Bundestagut Gjerman Josip Juratoviq shtoi se beson se procesi i Berlinit duhet të vazhdojë, dhe se Ballkani i Hapur është histori politike e Aleksandar Vuçiqit, presidentit të Serbisë.

Kohë më parë, deputetja e Partisë SocialDemokrate në Mal të Zi, Draginja Vuksanoviq Stankoviq, ka dalur kundër idesë së Balkanit të Hapur duke shprehur se kjo iniciativë është e presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe se është vetëm emri tjetër për botën serbe. Ajo tërhequ vërejten për qeverinë e ardhshme të Malit të Zi se kjo iniciativë nuk do mund të kalojë.

By admini