Sot në Ostros u mbajt një Orë përkujtimore për të ndjerin Xhafer Cuka i cili ndërroi jetë në moshën 56 vjeçare të shtunen e kaluar.
Profesor Xhafer Cuka përveç mësimdhënës i dalluar i Shkollës fillore Gjergj Kastrioti Skenderbeu ishte edhe një sportist dhe aktivist i shkëlqyer.
Në këtë orë përkujtimore për Xhafer Cukën folën ish drejtori i shkollës fillore Beqir Berjashi, shoku dhe bashkëaktivisti Mirsad Markashi dhe familjari Valdet Perashi.
Më poshtë mund të lexoni fjalimin e Prof. Mirsad Markashit mbajtur në këtë Orë përkujtimore.
E nderuar familja Cukaj. Te nderuar te pranishem, te aferm, kolege, shoke dhe dashamire te jetes dhe vepres se profesorit tone te nderuar Xhaferit.
Jam shume i trishtuar qe sot me ju ndaj te njejten dhimbje te pangushllueshme. Nuk e kisha menduar kurre me pare nje cast si ky dhe nje arsye te rende si kjo per te ardhur ne Kraje. Ka shume vite qe njera prej arsyeve per te ardhur ketu ka qen babai i juaj, shoku dhe kolegu yne i paharruar. Nuk e kisha menduar kurre nje dite si kjo qe Xhaferi do te na mblidhte te gjitheve ketu por nuk do te dilte te na priste me buze ne gaz dhe me humorin e tij modest qe nuk i ka munguar kurre. Derisa i lexoj kto rreshta me shkon mendja se ai eshte diku ketu ne mesin tone.
Me Xhaferin kemi pasur nje lidhje te shumfishte, prej sportit, studimeve, kolegialitetit ne profesion kurse viteve te fundit ne Sh B Rumia. Prej themelimit dhe fillimit te aktiviteteve te shoqates Xhaferi ka qene gjithmone aty, i gatshem qe te jap kontributin e tij pa rezerve, posacerisht ne organizimet e diteve te Rumise. Brenga e tij te cilen cdohere e shprehte ishte mungesa e nje pjesmarrje me te madhe e te rinjve ne aktivitetet e tilla.
Me ka mbetur i spikatur nje moment nga viti i kaluar kure duke u kthyer nga nje aktivitet ne Shestan u ndaluam per kafe ktu ne Ostros. Aty na bisedoi per problemet shendetesore qe atehere sa i kishin filluar. Por ne as qe e mendonim se Xhaferi mund te semuret. Nuk e besonim qe ai mik dhe shok i joni, me ate gjalleri dhe vitalitet te jashtzakonshem, me ate dashuri dhe deshire per jeten do nisej per tu ndare nga njerzit qe e donin sic i donte edhe ai vete.
Se fundmi do te dergoj nje mesazh falenderimi ne emer te te gjithe miqve dhe shokeve te Xhaferit.
I dashur Xhafer, faleminderit qe ishe shembull per gjeneratat e reja, faleminderit qe na mesove te jemi sportista te vertete, qe na mesove te jemi shoke e mbi te gjitha na mesove te jemi njerez te vertete. Faleminderit qe na ke mesuar ta duam vendin e vet, ta duam kombin e vet. Faleminderit per cdo gje idhulli i rinis sime.
I perjetshem qofte kujtimi yne per ty!