Vasel Berishaj u emërua drejtor i Qendres Kulturore-Informative “Malesia”, në Komunën e Tuzit.
Berishaj, me profesion është profesor i Letersisë dhe gjuhës shqipe, dhe ushtroi profesionin e mësimdhënësit për mbi 30 vjetë, në Shkollën fillore “29 Nëntori”, në Dinoshë, ku për dy vjetë ishte edhe drejtor i kësaj shkolle.
Me pranimin e kësaj detyre, drejtori Berishaj për Malesia.org shprehet se qellimi kryesorë i tij është promovimi i vlerave kulturore dhe informative në Malësi.
Përndyshe, Berishaj, gjatë dy mandateve ishte edhe këshilltar i LDSH-së, në kuvendin e komunës së Tuzit, dhe eshtë sekretar gjeneral i Lidhjes Demokratike Shqiptare.
Malesia.Org