Dje , Komuna e Ulqinit u rendit si komuna me numrin më të lartë të të infektuarëve me COVID-19 për kokë banori, kështu shkruan drejtoresha e Shtëpisë së shendetit të Ulqinit dr. Sadije Hollaj në një pos të saj.

Një lajm i tillë duhet të na shërbej si thirrje për kujdes të shtuar. Duke qenë që sërish jemi në një situatë të rënduar me pandeminë, bëj apel që të të shmangni tubimet, të mbani maskat në ambiente të mbyllura , të pastroni rregullisht duart, ndërsa, të infektuarve ju lutem të respektojnë me përpikmëri rregullat e izolimit në mënyrë që të shmangim përhapjen e hovshme të virusit, vazhdon me apë drejtoresha Hollaj.

Përfundimisht, vaksinimi mbetet mbrojtja më e mirë nga virusi. Vaksinohu!
Pandemia ende s’ka përfunduar. Ju lutëm ta mbroni veten në mënyrë që ta mbrojmë edhe njëri-tjetrin, përfundon postin e saj drejtoresha e Shtëpisë së shendetit të Ulqinit dr. Sadije Holla.

By admini