Deputetët e Lëvizjes Qytetare URA dhe partitë opozitare kanë iniciuar sot shkarkimin e Qeverisë së 42-të të Malit të Zi. Siç thuhet në iniciativë, shkruan rtcg, ata e konsiderojnë “një nga postulatet bazë të demokracisë moderne për të verifikuar mbështetjen e Qeverisë në Parlament”. Iniciativa është publikuar në faqen e Kuvendit të Malit të Zi, transmeton Ulqini Online

Lëvizja qytetare URA nuk do të simulojë procese, nuk do të shpërdorojë dhe nuk do të vrasë vullnetin e shumicës së qytetarëve që duan stabilitet, reforma dhe rrugën drejt BE-së. Kjo është fillimisht një provë nëse koncepti i Qeverisë pakicë, të cilën siç thonë ata, ua propozuan të gjithë deputetëve, ka shumicën në parlament.
“Ajo që pritej është që pas votimit të interpelancës për tre ministrat, vetë kryeministri  të niste një procedurë që do të iniconte çështjen e besimit në qeveri, por duke qenë se kjo nuk ndodhi, ne besojmë se çështja duhet të zgjidhet “, thuhet në deklaratë.

Nisma erdhi pasi koalicioni E bardha në të zeze bëri thirrje për formimin e një qeverie të pakicës që nuk do të përbëhet nga Partia Demokratike e Socialistëve dhe Fronti Demokratik.

Nga ana tjetër, në orët e mbrëmjes ka pasuar edhe reagimi i kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, po me një iniciativë shkarkimi.
”Sot kam dorëzuar në Kuvendin e Malit të Zi iniciativën për shkarkimin e Dritan Abazoviqit dhe propozova Ministrin e Financave dhe Mirëqenies Sociale Milojko Spajiq për zëvendëskryeministër të ri të Malit të Zi. Europa tani! Për një Mal të Zi të shëndetshëm!, kështu shkruan në një post në rrjetin twiter kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq.

By admini