Shumë miq dhe kolegë në rrjetet sociale po i japin lamtumirën e fundit afaristit të njohur Hamzë Gjençiqit. Ai ishte një profesionist i madh në biznesin e tij duke udhëhequr kompaninë private dikur shumë prestigjioze “Aragana Bar”.
‘’Të gjithë ata që e njohën tregojnë se ai ishte i preferuari i kolegëve dhe partnerëve të biznesit por edhe i artistëve, muzikantëve, sportistëve, aktoreve etj. Gjithmonë rrezatonte energji pozitive dhe në momentet më të vështira fytyra ishte e buzëqeshur’’, kështu e përshkruan M. Milaimi në një shkrim të tij në rrjetin social facebook, transmeton Ulqini Online.
Hamzë Gjençiqi poashtu ishte edhe një humanist i madh ku nuk mungoi të përfshihej në aksionet humanitare në mbarë Malin e Zi.
Ai la pas bashkeshorten e tij Julien dhe djemtë Alenin dhe Edinin.
Varrimi i Hamzë Gjençiqit është bërë sot, më 4 janar 2022, në fshatin Arbnesh të Krajës.