Ulqini, tash e pesë ditë është pa ujë, për shkak të punimeve në tubacionin kryesorë të ujit. Punimet e kryera nga kompania “Hypering” nga Podgorica dhe të financuara nga Komuna e Ulqinit gjatë punimeve kanë dëmtuar tubacionin kryesor të ujit dhe kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, thuhet në një kumtesë për opinion të Forcës së Re Demokratike.
Me dëmtimin e tubacionit banorët po përballën me kushte jonormale dhe revolitimi i tyre është i drejt ku Forca e Re e Demokratike e përkrahë dhe nga institucionet relevante kërkon përgjegjësi maksimale.
Mosfurnizimi me ujë ka sjellur dëme dhe mund të themi humbje tek banorët e Ulqinit. Është e paimagjinueshme që në këtë periudhë duke marrë parasysh situatën me pandeminë Covid-19, banorët të mos furnizohen me ujë duke hyrë në ditën e gjashtë të ndërprerjes.
Kjo dëshmon se kur bëhen punime qofshin afariste apo banesore-ndërtimore, përgjegjësitë e atyre punimeve nuk përfillin dëmet që mund t’i shkaktojnë banorëve dhe qytetit në përgjithësi.
Forca e Re Demokratike thekson që ky problem të zgjidhet sa më shpejt dhe organet relevante të marrin përsipër barrën e dëmit të shkaktuar.