Vuthaj-mbishkrimet-shqipPërgaditur nga Esad Gjonbalaj

Me sponsorimin e bashkëvendësve tonë vëllezërve Ulaj sot në fshatin Vuthaj të Plavë Gucisë u bë vendosja e disa dhjetra shenjave udhëzuese të Drejtimeve dhe të Ruajtjes së Ambientit.

Është rëndesishme se udhëzuesit që u vendosen sot janë në gjuhën shqipe, siç vërehet edhe nga fotot, sepse në përdorimin emërtimeve në gjuhën shqipe autoritet lokale dhe qendrore të Malit të Zi vazhdojnë me politikat e tyre diskriminuese ndaj shqipëtarve autokton.

Kjo iniciativë e vëllezërve Ulaj u përkrahen në mënyrë institucionale edhe nga Kuvendi Komunal I komunës se Gucisë.

Vuthaj-mbishkrimet-shqip-1

Kjo nisme e vëllezërve Ulaj vërtet ishte e domosdoshëme në ngritjen e ndërgjegjes të banorëve por edhe të vetëdijesimit të shumë vizitorëve të cilët për fat të keq po kontribojn shumë në ndotjen e ambientit.

Është mirë që organet Komunale të Gucisë gjatë sezonit të verës të bëjnë pak sa ma shumë në këtë aspekt sepse ndotja po bën të veheten edhe në dekurajimin e turizmit në këtë trevë.

Po ashtu me iniciativën e vëllezërve Ulaj gjatë ditëve në vijim dhe në bashkëpunim me institucionet Komunale dhe të shkollave të Plavë Gucisë do të pastrohet fshati Vuthaj nga ndotjet e hedhurinave.

Vuthaj-mbishkrimet-shqip

By admini