3 mijë libra në gjuhën shqipe i janë dhuruar Bibliotekes së Ulqinit.
Ka qënë iniciativa e Zonjës së Parë Odeta Nishani, që pas vizitës së saj në Ulqin, që ka konkluduar me mbledhjen e këtyre librave nga shtepitë botuese.
Ceremonia e dhurimit ku ishin të pranishëm përfaqësue të shtëpive botuese, drejtoresha e bibliotekes se Ulqinit dhe kryetari i komunës së Ulqinit u zhvillua në ambientet e Presidencës.
Drejtoresha e Bibliotekes së Ulqinit, teksa falenderoi për këtë kontribut të cmuar zonjën e parë të shqiptarëve, tha se Biblioteka e Ulqinit, ndër vite ka ruajtur dhe promovuar kulturen nëpërmjet letërsisë dhe studimeve në gjuhën shqipe, transmeton ABCNews.
Fondi i librave të dhuruar bibliotekes së ulqinit, përmban studime Albanologjike, si dhe letërsi për femije e të rritur, botuar vitet e fundit.