Serbia në Ballkanin Perëndimor po sillet si Rusia me fqinjët e saj: entitetin boshnjakohercegovas Republika Srpska po përpiqet ta kthejë në Bjellorusi, kurse Malin e Zi në Ukrainë. Në thelb, Serbia nuk e njeh shtetësinë e vendeve që nuk janë pjesë e BE-së: Bosnjë dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kosovën, madje edhe Maqedonisë së Veriut. Përkundrazi, këto shtete i konsideron si të përkohshme dhe me të gjitha kapacitetet e saja angazhon për të shkatërruar shtetësinë e tyre, këto janë disa nga pjeset e intervistës së kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurtit dhënë të përditshmes malazeze Pobjeda rreth raporteve të Serbisë me vendet e saja fqinje, transmeton Ulqini Online.

Në këtë intervistë ekskluzive për Pobjeda, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se Serbia sot po sillet si një “Rusi e vogël” ndaj vendeve të dala nga shpërbërja e Jugosllavisë së madhe, si  paternaliste dhe hegjemoniste.

Dëshmi janë edhe tensionet e fundit në kufirin Serbi-Kosovë, pas të cilave forcat e Kosovës u detyruan të reagojnë. Dy muaj pas incidentit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti pohon se pavarësisht trazirave në kufi, marrëdhëniet mes dy vendeve kanë mbetur të pandryshuara.

“Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë të njëjta: nuk janë as më të mira e as më të këqija”, sqaron kryeministri Kurti.
“Kemi të bëjmë me një shtet që nuk e njeh Kosovën, i cili është autokratik dhe pro Moskës. Nga ana tjetër, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, ka integritetin e vet territorial, por edhe shumë probleme”.

Poashtu në një pjesë të intervistës Kurti tregon edhe për ate se Serbia tani më nuk përmend ndarjen e Kosovës por kërkon ‘’bosnjëzimin’’ e saj.

Intervistën e plotë në gjuhën malazeze mund ta lexoni në linkun e mëposhtëm.

https://www.pobjeda.me/clanak/vucic-vise-ne-spominje-podjelu-vec-trazi-bosnizaciju-kosova

By admini