Nimanbegu: Bashkëpunim më i ngushti i partive shqipëtare
Me shumicën parlamentare që është formuar më 30 gusht të vitit të kaluar ne vështirë se mund të arrijmë marrëveshje mbi çështjet politike, kurse lëshimet edhe tonat edhe të tyre duhet të jenë të mëdha, ka thënë kryetari i ri i Forcës, Genci Nimanbegu për emisionin Link të Radios së Malit të Zi duke folur mbi atë nëse do të pranojë thirrjen e shumicës parlamentare që të jenë pjesë e Qeverisë, transmeton Ulqini Online.
Siç shkruan rtcg, ai konsideron se regjistrimi i popullsisë sipas të gjitha gjasave do të mbahet në vitin e ardhshëm, kurse heqja e pyetjeve mbi përkatësinë nacionale dhe fetare për Nimanbegun është anashkalim i problemit. Si kryetar i ri i kësaj partie ai, midis tjerash, thotë se do të angazhohet për bashkëpunim të ngushtë midis partive shqiptare në mënyrë që, siç ka thënë, koalicioni të jetë në nivel më të lartë.
Ndryshimet në Forcë, siç shpreson Nimanbegu, do të jenë shembull edhe për partitë e tjera shqiptare. Do të angazhohem për ndryshimin e diskursit të partive politike, që të ndryshohet politika brenda-partiake dhe në vend të parë të jetë qytetari, ka thënë Nimanbegu.