Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka thënë se vendi i tij nuk është kundër iniciativës “Ballkani i Hapur”, porse procese të ngjashme ekzistojnë tashmë.

Krivokapiq në një intervistë për “Tanjug” ka thënë se iniciativat e ngjashme si Ballkani i Hapur ekzistojnë dhe se duhet të fokusohen në to.

“Nuk shoh ndonjë dallim mes Procesit të Berlinit dhe Ballkanit të Hapur. I vetmi ndryshim është se do ta drejtonim vetë dhe tash udhëhiqemi. Unë jam për pavarësinë, por që të ketë institucione që kanë autoritet për të siguruar. Nëse ekzistojnë ato në kuadër të Procesit të Berlinit dhe Këshillit për Bashkëpunim Rajonal – RCC, atëherë pse të bëjmë një hap prapa. Unë nuk jam kundër asnjë nisme që ka për qëllim mirëqenien dhe përfitimin e qytetarëve, që kalimi i kufirit të jetë i shpejtë, që askush të mos presë dhe sigurisht që të jetë siguria”, ka deklaruar Krivokapiq.

By admini