Nga takimet e mëhershme

Ballkani i Hapur kësaj here në Beograd më 3 dhe 4 nëntor mbledh përsëri tre nga gjashtë udhëheqësit e Ballkanin Perëndimor.

Ky samit ndryshe nga ata të shkuarit, nuk do ta gjejë kryeministrin e Maqedonisë Veriore Zoran Zaev në krah të homologut shqiptar Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Vendin e Zoran Zaev të dorëhequr disa ditë më parë do ta zë zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov.

Sikurse edhe në takimet e shkuara të këtij formati, Vuçiq, Rama dhe Dimitrov në ditën e parë të samit do të zhvillojnë një ecje në qendër të Beogradit.

Dita e dytë e takimit do të nisë me një takim me përfaqësuesit e biznesit e më pas me ata të Këshillit Atlantik për t’ia lënë vënë vendit takimit trepalësh.

Për atë çfarë do të dakordohet në këtë takim Vuçiq, Rama dhe Dimitrov do t’i deklarojnë në një konferencë të përbashkët për mediat. /rtcg/

By admini