Vajzat e datëlindjeve 1972, 1973 dhe 1974 nga Shkolla fillore ‘’Bedri Elezaga’’ në Katërkollë atëbotë do të shpalleshin kampione të Malit të Zi në kategorinë e tyre. Ky do ishte suksesi më i madh por që gjatë asaj kohë edhe njeherë ata vajza ishin shpalluar edhe nënkampione të Malit të Zi. Me meritoret e suksesit të atyre viteve ishin dy ish profesorat e nderuar të asaj shkolle, tashmë penisonistë, prof. Cano Axhemi dhe prof . Bajram Salaj. Ekipet e vajzave nga kjo shkolle kanë vazhduar me traditën e bukur të filluar atyre viteve edhe viteve ne vazhdim deri në ditët e sodit.
Me idenë, iniciativën dhe mbulesat financiare të Fondacionit shqiptaro-amerikan ‘’Trojet tona’’ i cili punon në kuadër të shoqatës Ana e Malit në ShBA, të shtunën me 06.11.2021, do të fillojë më punë shkolla e volejbollit për vajza në Katërkollë të Anës së Malit. Ndihmë në këtë iniciativë ka dhënë edhe udhëheqësia e shkollës fillore ‘’Bedri Elezaga’’, perkatësisht drejtori i saj z. Mustafë Bardhi, të cilët kanë dhënë në shfrytëzim pa pagese ambientet e sallës së shkollës së tyre për vajzat, pjesa më e madhe e të cilave do te jetë nga shkolla e tyre.
Stervitjet do të mbahen tre herë në javë edhe atë:
– të shtunën nga ora 11
– të dielën nga ora 11
– të merkurën nga ora 17
Me vajzat do të punojnë mësimdhënësit nga qyteti i Ulqinit dhe Anës së Malit. Praninë e tyre në ndihmë të këtij projekti e kanë dhënë edhe ish mësimdhënësit tashmë pensionistë të kësaj shkolle. Poashtu, profesorat që do punojnë me vajza shtojnë se mosha e vajzave që do të fillojnë me stervitje do të jetë nga 9 vjeç e sipër dhe së në këto trajnime janë të mirë se ardhura të gjitha vajzat e kësaj moshe nga Ana e Malit, Kraja dhe Ulqinit. Të gjitha rekvizitet sportive tashmë janë siguruar falë mbështetjes financiare të Fondacionit shqiptaro-amerikan ‘’Trojet tona’’ . Planifikohet që vajzat të pajisen shumë shpejt edhe me uniforma sportive për stervitje dhe ndeshje.
Duke parë edhe situatën e vështirë ekonomike, ku zona e Anës së Malit, Krajës dhe Ulqinit janë pjesët më të varfëra në Mal të Zi, të gjitha vajzat do të sterviten PA PAGESË.
Në pranverë vajzat do ti presin edhe ndeshjet e para.
Për lavdatë!