Nga Beqir SINA – New York


Chris Nikiç, bëri histori vitin e kaluar kur u bë personi i parë me sindromën Down që përfundoi triathlon Ironman. Tjetra, që shtojë listën e tij të arritjeve, të tij, triatleti amerikano shqiptar, ishte të hënën kur fitojë Maratonën e Bostonit . Dhe, ambicja e synimi i tij, është ndoshta pse jo edhe medalja e radhës në  Maratonën e madhe të qytetit të Nju Jorkut më 3 nëntor.
Triatleti special i Olimpiadës, që jeton në Florida Chris Nikic, kështu vazhdon t’i tregojë botës se atletët me aftësi të kufizuara intelektuale(sindromën Down) mund të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme, nëse atyre u jepet vetëm shansi, tha rubrika sportive e CNN. 
“Chris, ishte personi i parë me sindromën Down, që e përfundoi një garë Thrilon “IRONMAN”, në Maratonën e Bostonit të hënën, duke përfunduar atë me kohën 6:01:22. Uljet e ngjitjet gjatë rrugës së vrapimit ishin të vështira, tha ai, “Por unë e dija se mund t’ia dilja.”
Sipas CNN, thuhet se synimet e triatletit kampion olimpik, për Chris, tani është Maratona e qytetit të Nju Jorkut më 3 nëntor. Dhe, vitin tjetër, ai do të përfaqësojë Ekipin Florida në Lojërat Olimpike Speciale të SHBA 2022 në Orlando.

Jason Teitler – SVP, Global Communications & Brand Lead në Olimpiadën Speciale, pas triumfit në Maratonën e Bostonit, të Triatletit amerikan shqiptar Chris Nikiç, tha se Chris, është një super Yll i Olimpiadës në Florida.
“Kaq shumë gjëra mbresëlënëse në këtë pjesë të videos të trasmetuar nga CNN, për Chris Nikic, triatleti ynë superyll yll i Olimpiadës në Florida, i cili sapo “pushtoi” dhe Maratonën e Bostonit. Në një nga maratonat më të preferuarat e mia, që ka të bëjë me kërkimin e medaljes së tij të radhës … si kampion. “Tani, 22-vjeçari Ambasador i Kampionëve Lojrave Olimpikë Speciale nga zona e Orlandos-Florida, është në një mision për të promovuar përfshirjen e tij dhe të nxjerrë në pah potencialin njerëzor.” thotë Jason Teitler, pas garës në Maratonën e Bostonit.

By admini