Në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin nënshkruhet Memorandumi i bashkpunimit dhe veprimit të përbashkët në  parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhunës në familje ndërmjet SOS  telefonit për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin, Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin, ISHP  të Institutit të Mjekësisë Emergjente të Malit të Zi dhe Maternitetit në Ulqin. Memorandumi u nënshkrua nga drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit dr.spec. Sadije Hollaj, kryeshefes së Maternitetit  Dr. spec. Zylfije Duraku , UD. i drejtorit  të Institutit të Mjekësisë Emergjente të Malit të Zi  Prim.  Sci. Dr med. Vuk Nikoviq ,dhe drejtoreshës së SOS telefonit në Ulqin Hatixhe Nelaj.                                                                                                  

 Vendosja e bashkëpunimit e përkthyer në një Memorandum Bashëkpunimi do të ndërtoj  një  partneritet të nevojshëm midis OJQ -ve dhe shërbimeve shëndetësore. Njoftimi  i punonjësve shëndetësorë me procedurat për të punuar me viktimat e dhunës në familje në sektorin e shëndetësisë do të përmirësojë mbrojtjen e personave me përvojë dhune. Përmes takimeve multisektoriale lokale, bashkëpunimi i institucioneve shëndetësore me të gjithë sektorët përkatës do të përmirësohet. Të gjitha këto  do të kontribuojnë në përmirësimin e politikave dhe praktikave publike dhe përgjegjësive të autoriteteve kompetente relevante në  një qasje sensitive ndaj kujdesit shëndetësor,u shpreh pas nënshkrimit të Memorandumit Hatixhe Nelaj.

By admini