Klubi i futbollit Otrant nga Ulqini ka filluar siç është më së miri kampionatin e ligës së regjionit jugor të Malit të Zi. Pas katër javëve të kampionatit futbollistët nga Ulqini arritën 4 fitore dhe pothuajse të gjitha me rezultate të larta, shkruan Ulqini Online.
Por nje detaj është shumë interesant në këtë arritje të klubit nga Ulqini deri tani. Në përbërjen e ekipit pothuajse të gjithë futbollistët janë vendor dhe për këtë suksesi merr vlera edhe më të mëdha. Përveç kësaj duket që këtë vit janë dukë u afirmuar edhe lojtarët e rinj nga qyteti jonë.
Këto dy dataje, futbollistët vendor dha aktivizimi i të rinjëve, janë dy momente që duhen vlerësuar shumë por njeheri edhe ndihmuar sado pak nga të gjithë afaristët të cilët kanë mundësi.