Qeveria e pakicës ose Qeveria teknike e cila do të përgatis zgjedhjet e ardhshme do të jetë zgjidhja më e mirë për krizën aktuale politike, por edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme janë opsion për daljen nga situata aktuale, kështu konsideron kryetari i Partisë demokratike Fatmir Gjeka.

Duke folur për ftesën e kryeministrit për bisedime, Gjeka ka theksuar se kjo ka ndodhur përmes mesazheve, duke e vlerësuar atë si jo serioze. Ai në programin e mëngjesit të TVMZ  ka deklaruar se qëndrimi i tyre është i qartë dhe për ta do të ishte e drejtë Qeveria teknike ose Qeveria e pakicës e cila do të përgatis zgjedhjet e ardhshme, “sepse kështu nuk funksionon asgjë dhe është vetëm vazhdim i agonisë”.

Ai ka përkujtuar se menjëherë pas zgjedhjeve me 30 gusht të vitit të kaluar kjo parti ka pasur qëndrim të qartë duke pohuar se nuk është mirë të formohet  qeveria e tillë siç e kemi sot.

By admini