Foto: Komuna e Ulqinit

Vrasja e  vajzës 19   – vjeçare Shejlla Bakija, para shtëpisë së saj  në Tuz  nga i dyshuari Ilir Gjokaj, është një ngjarje e rëndë  e cila trishtoi thellë Malësinë. Ky ekzekutim  është   vepër  mizore,  e pashpirt, e egërsishme, e përgjakshme, kërdi. Një krim i përbindshëm. Dhe nuk ka më përbindësh se injoranca. 

Për këtë sot në Ulqin u mbajt tubimi protestues qëllimi i të cilit ishte mbështetja e familjes së 19-vjeçares së vrarë Shejlla Bakija nga Tuzi në kërkimin e drejtësisë, shkraun Ulqini Online.

Kryetari i Komunës së Ulqinit Aleksandër Daboviq e ka mbështet këtë iniciativë.

”Solidarizohemi dhe e mbështesim këtë iniciativ të SOS telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin, e përkrahur nga shumë organizata të sektorit civil si dhe nga Komuna e Ulqinit, e cila kundërshton dhunën e shtypjen ndaj grave dhe kërkimin e përgjegjës institucionale për jetën e humbur të Shejllës”, shkruan Daboviq në një post të tij.

Organizatore e këtij takimi ishte SOS telefonit për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin. 

By admini