Mali i Zi e mposhti Gjibraltarin falë dy golave ​​të Fatos Beqirajt, në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës, që u mbyll 3-0.

Malazezët e fillaun lojën siç pritej, duke e mbajtur bë pjesën më të madhe topin dhe duke kontrolluar rrjedhën e lojës.

Ndeshja nisi me gol, pasi Adam Marusic nisi ndeshjen me gol në minutën e 7-të.

Në minutën e 42-të, Mali i Zi fitoi penallti, ku nga pika e bardhë ishte i saktë Fatos Beqiraj për 2-0.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat ndërsa në pjesën e dytë malazezët kontrolluan po ashtu ndeshjen.

Beqiraj gjeti rrjetën edhe njëherë në minutën e 68-të për rezultatin përfundimtar 3-0.

Mali i Zi mbetet në garë për dy vendet e para në Grupin G, pasi kanë 11 pikë, tri më pak se vendi i dytë Norvegjia.

By admini