“Gazeta e Alpeve”- gazetë Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike (Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Sanxhak-Lugina e Preshevës-Maqedoni e Veriut), në kuadrin e “Takimi i Shkodrës, 2021”, shpall:

KONKURSIN

“KORRIDORI ADRIATIK-ALPE”

(Rruga Bregdrinase Gjakovë-Fierzë-Shkodër)

Konkursi do të jetë për krijimtari letrare, publicistike e artistike:

 1)- Poezi.

2).- Poema

3.- Artikuj publicistik/problemor

4.- Esse, skica, portrete, reportazhe.

5.- Fotografi artistike

6.- Piktura

7.- Dokumenta arkivore/ faksimile të tyre

8.- Ekspozitë tematike.

                        Konkursi do të mbyllet me 10 tetor 2021.

Ky Konkurs do të ketë tre çmime: Çmimi i Parë, Çmimi i dytë, Çmimi i tretë dhe për të gjithë krijuesit do të jepet Çertifikatë pjesmarrjeje. Cdo autor ka të drejtë të marrin pjesë dhe me dy apo ma shumë krijime poetike.

Me krijimet më të mira të këtij Konkursi do të botohet një libër tematik.

Shpallja zyrtare e fituesve të këtij Konkursi do të jetë me 23 tetor 2021, ditë e shtunë, ora 12.00, në “Takimi i Shkodrës, 2021” në Hotel “Rozafa” në Shkodër.

Pjesmarrësit në Konkursin për Korridorin Adriatik-Alpe duhet të dërgojnë krijimet e tyre me email në adresën: gazetaealpeve@gmail.com

Secili pjesmarrës në këtë Konkurs duhet të sjellin së bashku me krijim konkurues dhe një CV të shkurtër të tij, e cila do të botohet në “Gazeta e Alpeve” dhe në librin përmbledhës, tematik, në fundvitin 2021.

“Gazeta e ALPEVE”

By admini