kabil-kurtiJanë krijuar ura të mira të bashkëpunimit jo vetëm ndërmjet bizneseve nga Kosova dhe atyre nga Mali i Zi, por edhe me të gjitha bizneset shqiptare”, tha Kabil Kurti, president i Biznes Klub Anamalit nga Ulqini në Kuvendin e VI zgjedhor të Aleancës së Bizneseve në Kosovë.

Kurti shtoi, se bashkëpunimi dhe shkëmbimet tregtare ndërmjet bizneseve shqiptare nga të gjitha trevat duhet të rriten edhe më shumë, me qëllim të zhvillimit të  trevave ku jetojnë shqiptarët, por edhe të ngritjes së mirëqenies sociale dhe ndajles së migrimit që kanë prekur thuajse të gjitha vendbanimet ku jetojnë shqitarët.

Sipas tij pos forcimit të bashkëpunimit, vllazëror, atij ekonomik, është forcuar edhe bashkëpunimi politik. Ai këto komente i tha në Kuvendin e VI zgjedhor të Aleancës së Bizneseve në Kosovë.

By admini