N.P. Veprimtari Komunale takim më 6 Bashkësitë Lokale në Anë të Malit
Në zyrat e BL.Katërkollë u mbajt takimi i 6 Bashkësive Lokale që veprojnë në Anë të Malit më shefin e Sektorit të Pastrimit në N.P.Veprimtari Komunale Senad Kollarin si dhe shefin e Komunaljeve tjera Krenar Kurtin. Në takim ishin prezent të gjithë kryetarët e Bashkësive Lokale dhe një pjesë e sekretareve të tyre.
Temë e diskutimit ishin mundësitë e vendosjes së kazanave të bërrlokut nëpër të gjitha BL të zonës së Anës së Malit, që ka si qëllim pastrimin, mbrojtjen e ambientit dhe jetës së qytetarëve të kësaj zone nga hjedhja e mbeturinave vend dhe pa vend, nga qytetarë të papërgjegjshëm.
Gjatë takimit u diskutua që gjatë ditëve në vazhdim të merren një sëre aktivitetesh për largimin dhe pastrimin e deponive të egra, gjë që është shëndrruar në një problem të madh për të gjithë zonën e Anës së Malit.
Gjithashtu u shqyrtua edhe mundësia e vendosjen së një njësie punuese nga sektori i gjelbërimit , që do merrej më pastrimin dhe mirëmbajtjen e lokalitetit të Qytetit të Vjetër të Shasit më qëllim rritjen e ofertës turistike dhe zhvillimin e turizmit rural.