Kryetari i Forcës së Re Demokratike z.Nazif Cungu i ka dërguar mesazh urimi Lëvizjes qytetare “URA” respektivisht kryetarti të saj Dritan Abazoviq me rastin e mbajtjes së Kongresit dhe rizgjedhjes së tij aj për kryetar të Lëvizjes URA.

Urimin e plotë të Cungut mund ta lexoni më poshtë.

Lëvizjes qytetare „URA“
Dritan Abazoviq, kryetar
I nderuari z. Abazoviq,
Pranoni urimet tona më të sinqerta në emër të Forcës së Re Demokratike dhe në emrin tim personal me rastin e mbajtjes së Kongresit dhe rizgjedhjen Tuaj për kryetar të Lëvizjes URA.
Në pa mundësi për të përcjellë urimet tona në Kongres për shkak të mungesës së ftesës, shfrytëzoj rastin që përmes të kësaj shkrese Juve dhe përkrahësve të subjektit Tuaj ju uroj suksese në veprimtarinë politike në mandatin e ardhshëm.
Mbetemi të gatshëm për bashkëpunim për të gjitha pikat e në veçanti për ato që kanë të bëjnë me shqiptarët në Mal të Zi

Sinqerisht,
Kryetari i Forcës
Nazif Cungu

By admini