Ndeshja e veçantë e tenisit në Shkodër dhe apeli për këtë sport

“Rozafa Tenis” ka organizuar per here te pare nje ndeshje nderkombetare tenisi ndermjet raketes nr 1 te Malit te Zi, Rezart Cungu dhe raketes nr 1 te Shqiperise, Martin Muhedini.

Ne fund do triumfonte tenisti Cungu, pas fitoreve 6 – 0 dhe 6 – 2.

Nje ndeshje kjo qe erdhi e organizuar nga dyshja Alban Hasani dhe Edi Pelingu, te dy te apasionuar pas ketij sporti, i cili eshte ne hapat e pare te zhvillimit ne Shkoder.

Nderkohe, kane kontribuar edhe miqte dhe shoket e Hasanit, per ti dhene diçka ndryshe ketij sporti, qe te radhitet ne sportet profesioniste, si sportet e tjera.

Kjo pasi tenisi ne Shqiperi le shume per te deshiruar, sidomos organizimi qe eshte ne nivelin shume te ulet, si edhe shperblimet apo kujdesi ndaj lojtareve qe jane ne nivele aspak te kenaqshme.

Prandaj, edhe Hasani apelon per me shume vemendje apo mbeshtetje financiare ndaj ketij sporti ne Shkoder. /SportngaBajraktari

By admini