takim-komuna-ulqinit-decanKryetari i komunës së Deçanit në Kosovë z.Rasim Selmanaj, ka pritur në takim një delegacion  nga komuna e Ulqinit në përbërje të të cilit ishin z.Haxhi Sylejmani Sekretar i Partisë Demokratike, z.Amir Mehmetaj – Anëtar i kryesisë, z.Milazim Mustafa – Anëtar i kryesisë dhe z.Beqir Sela- Zyrtar Komunal.

Zoti Selmanaj tregon se  gjatë këtij takimi miqësorë është diskutuar për një bashkëpunim në mes të komunës së Deçanit dhe komunës së Ulqinit, ku më ftesë të kryetarit të Ulqinit z.Fatmir Gjeka, një delegacion nga komuna e Deçanit së shpejti do të vizitoi komunën e Ulqinit, në mënyrë që të rrisin bashkëpunimin mes këtyre dy komunave në aspektin e turizmit, trashëgimisë kulturore dhe zhvillimit ekonomit.

By admini