
Në qytetin e Ulqinit ka shumë gjëra në të cilat do të duhet të punohet në mënyrë që përgaditjet për këtë sezon turistik të jenë më të mirat e mundshme. Në mungesë të vetëdijës qytetare të disa personave të cilët në mënyrë të neveritshme hedhin berrlogun në vend pa vend do të duhet që institucionet gjegjëse të marrin masa në mënyrë që situata të tilla të mos përsëritën, shkkruan Ulqini Online
Deponitë e egra në rrugën përgjatë Plazhit të madh të qytetit të Ulqinit duket se kanë marrë vëmendjen e mysafirëve në këtë fillimsezoni.
‘’Përshendetje për juve në Ulqin. Po u drejtohem atyre që janë pergjegjës për ti largu mbeturiat pasi turistët e përëndimit nuk rrinë kur shohin mbeturina në gjithë Ulqinin’’, kështu shkruan Sh. B. në një koment të tij.
Disa mysafirë ditë më pare mund të shiheshin duke fotografuar pamjet e deponive të egra në rrugën dytësore përgjatë Plazhit të madh.
Kohë më pare edhe drejtoresha e OJQ Green Life Azra Vukoviq në një kumtesë për media ka ngritur këtë problem shumë të ndjeshëm në këtë prag sezoni.