Mbledhja e Kuvendit komunal të Ulqinit, e cila është duhur të mbahet dje, është shtyrë pasi shumica e këshilltarëve të koaliciomnit qeverisës kanë njoftuar për mospjesmarrje për shkaqe private.
Këtë e ka deklaruar për të përditshmen Vijesti kryetari i parlamentit Haxhi Sulejmani, transmeton Ulqini Online.
‘’Sezoni ka filluar, kështu që disa këshilltarë për shkak të punëve private kanë njoftuar se me shumë mundësi nuk do të jenë në mbledhje’’, deklaroi Sulejmani.
Sipas Sulejmanit, mospjesmarrja e këtzre këshilltarëve do të pamundësonte marrjen e vendimeve dhe për këtë shkak e ka shtyrë mbledhjen për disa ditë.