
Të shtunën me datë 26.06.2021 në Tiranë u mbajt turneu ndërkombëtar në sportin olimpik të taekwondo-së, “Top Tirana Trophy 2021”, për të dy disciplinat, ndeshje dhe forma.
Në këtë aktivitet sportiv të taekwondo-së u paraqitën 500 sportistë, 74 ekipa nga 12 vende. Klubi i Taekwondo-së Ulqini u paraqit me 35 sportistë në të dy disciplinat. Në disciplinën e sparingut Ulqini pati një bilac prej 9 medalje të arta, 4 medalje argjendi dhe 4 medalje bronzi.
Në disciplinën e formave Ulqini fiton 7 medalje të arta, 3 medalje të argjendit dhe 4 medalje bronzi.
Në rënditje të përgjithëshme ekipi i Taekwondo-së Ulqini fiton trofeun e vendit të parë në disciplinën e Formave dhe trofeun e vendit të dytë në disciplinën e sparingut kategoria kadetë.
Në disciplinën e sparingut me medalje u kurorzuan sportistët.
🥇Amar Bakalli, Sara Doda, Hakush Fici, Gabriel Jankoviq, Eren Karaminxhoja, Sara Kraja, Hava Malokraja, Merisa Malokraja, Dorian Vukaj.
🥈Amra Dushku, Lejla Elezoviq, Amella Nuti, Nermin Sulejmani.
🥉Selma Demiri, Enes Dushku, Arta Ismailaga, Noar Mavriq.
Në disciplinën e formave me medalje u kurorzuan sportistët.
🥇Medina Kanaqeviq, Sumeja Bisha, Ajan Brashnjani, Amell Nuti, Leona Lleshi, Dion Mustafa, Vesa Dervishi.
🥈Amra Dushku, Enes Dushku, Adna Sulejmani.
🥉Selma Demiri, Berina Kollari, Berina Mustafa, Sara Dervishi.
Falenderojmë organizatorët e aktivitetit Leo Kapri dhe Endri Hoxha. Falenderojmë prindërit për përkrahje si dhe sponsorët Tapacir Kurti dhe Hana Tours.
Përgaditur nga:
Fikret Dushku, prof.