Organizata turistike e Ulqinit në një komunikatë për media ka  publikuar infopunktet se ku mund tër paraqiten mysafirët gjatë sezonit turistike që veç kemi hyrë.

Ne si organizate gjate ketyre muajve jemi munduar maksimalisht qe oferten e qytetit tone ta bejm sa me joshese per te gjithe te interesiuarit ne regjion dhe me gjere. Numri i madhe i vizitave ne regjion, Kosove, Maqedoni e Veriut, Shqiperi Bosne dhe hercegovin dhe Serbi si dhe ardhja e nje numri te madhe te  gazetareve ne Ulqin per tu njoftuar per se afermi me bukurit dhe ofereten turistike te ulqinit  si dhe manifestimet ProBeach Socer per gazetaret sportive te regjionot si dhe „Netet e klipit shqiptar“ , Ulqinin e kan promovuar ne menyren me te bukur te mundeshme, thuhet në komunikatën e OT të Ulqinit, transmeton Ulqini Online.

Rezultat i të gjitha këtyre aktiviteteve është dhe numer i konsiderueshem i mysafirëve që nga ditët e para të majit dhe tani në qershor. Jemi optimist se do te kemi nje sezon te suksesëshme për të gjithë .

Duhet të cekim që për shkak të situatës së krijuar nga Pandemia Covid19 dhe dështimit të  sezont të kaluar  kemi qen tolerant në kontrollën e paraqitjes së mysafirëve.

Situata nga tani do të ndryshoi dhe për atë apelojm te të gjithë qiradhanësit që të bëjn paraqitjen e mysafirëve.

Ju informojmë që InfoPunktet e OT-se në :

  • Plazhin e vogel – H.A.Ulqinaku                            -067-067-544
    • Te shtepia e mallërave –bul. GJ.K.Skenderbeu     -067-067-543
    • Te stacioni i autobuseve-Bul.Sami Frasheri          -067-067-545
    • Ne Gjeran 2 –Bul.Teuta                                       – 067-067-546
    • Ne Qender te Shtojit                                              -067-067-547 dhe
    • Plazha e madhe  Imperial hotel                            – 067-067-549, janë te hapur  cdo ditë nga ora- 07,00h – 20,00h.

Shumë shpejt do te hapen dhe infopunktet e reja në pjesë  tjera të qytetit ,Pinjesh-rruga e Kosovës, te shkolla Boshko Strugar, në Gjerana bul.Teuta, në hyrje në Adë të Bunes, në Shtoj-hyrja ne plazhin Copacabana dhe ne Kruç.

 Për detale me te hollësishme do ju informojme me kohe, përfundon ky njoftim i OT të Ulqinit të nënshkruar nga vet kryetari i kësaj organizate Gzim Hajdinaga.

By admini