Aktori i njohur bosnjako australian Reshad Strik ka thënë që Ulqini mund ti ofroj turistëve çdo gjë që dëshirojnë dhe kjo gjë duhet në të ardhmen të shfrytëzohet me mirë.

Edhe këtë vit kemi vendosur që të vijmë këtu, sepse njerëzit janë shumë mikëpritës. E duam këtë qytet dhe shumë na pëlqehet, tha aktori ndërmjet tjerash gjatë bisedës me drejtorin e Organizatës Turistike z.Gzim Hajdinaga, mësohet nga OT e Ulqinit, transmeton Ulqini Online.

Bashkëshortja e Reshadit, Sabina, pronarja e agjensionit turistik në Bosnje dhe Hercegovinë, tha që do të perfshijë Ulqinin në “Turën Balkanike“ që ajo organizon për mysafirët e saj kryesisht prej Azisë dhe Britanisë së madhe.

Z.Hajdinaga i falenderoj që zgjodhën Ulqinin për destinacionin e tyre në mënyrë që në të ardhmen të bashkëpunojne edhe më tepër.

Me këtë rast i bëri disa dhurata simbolike dhe i ftoj të jenë mysafirët e Organizatës Turistike të Ulqinit.

By admini