Kryetar i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu ka uruar Presidente e Republikës së Kosovës, znj. Cjosa Osmani-Sadriun për zgjedhjen e saj në këtë post të lart shtetror.
Urimin e plotë të Cungut mund ta lexoni më poshtë.
E nderuara znj. Osmani,
Pranoni urimet e mia të sinqerta për zgjedhjen e Juaj, Presidente e Republikës së Kosovës.
Jam i bindur që Kuvendi i Republikës së Kosovës me votimin dhe zgjedhjen e Juaj në postin e Kryetares së Shtetit do t’i mundësoj një përfaqësim dinjitoz Republikës dhe do t’i sjellë vlera demokratike dhe stabilitet politik.
Znj. Presidente, besojë dhe urojë që Republika e Kosovës me zgjedhjen e Juaj do të shtojë angazhimin dhe vëmendjen ndaj ne shqiptarëve, si dhe rritjen e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mira me Malin e Zi.
Andaj, në emrin tim dhe në emër të Forcës së Re Demokratike, Ju uroj shëndet, punë të mbarë dhe shumë sukses në këtë detyrë, me shpresë të një takimi në një kohë shumë të afërt me Ju.
Sinqerisht,
Kryetar i Forcës së Re Demokratike,
Nazif Cungu